AUSTRALIAN OPEN
Përfundon drama, Djokovic largohet nga Australia
16 January, 2022 @8:58
Më në fund ka përfunduar drama!
Tenisti Djokovic përfundimisht do të largohet nga Australia, pasi që ankesa e tij e fundit zyrtare është refuzuar unanimisht nga Gjykata Federale dhe rrjedhimisht ai është detyruar të largohet nga Australia.
Kështu, ai nuk do të marrë pjesë në Grand Slam-in Australian Open, i cili fillon nesër.
Vendimin e gjykatës e ka pranuar edhe Djokovic, i cili me një letër të shkruar ka konfirmuar që do të largohet nga Australia.