Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRALIAN OPEN

Përvoja e bën të veten, Nadal eliminon kanadezin Shapovalov

Foto: Australian Open

Përvoja e bën të veten, Nadal eliminon kanadezin Shapovalov


25 January, 2022 @8:38

Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua në mëngjesin e sotëm (sipas kohës tonë lokale) në Melbourne të Australisë.

Spanjolli Rafael Nadal me shumë mund arriti ta eliminojë kanadezin Denis Shapovalov, për të kaluar kështu në gjysmëfinale të Australian Open.

Spanjolli Nadal i fitoi dy setet e para (3-6, 4-6) dhe dukej se po shkonte drejt një fitoreje të lehtë, por 22-vjeçari kanadez, momentalisht i 14-ti në botë, u rikthye në mënyrë fenomenale dhe i fitoi setet 3 dhe 4 (6-4, 6-3), për ta çuar ndeshjen në setin e pestë.

E në setin e fundit përvoja e bëri të veten. Rafael Nadal shkoi menjëherë 0-3 në games, e më pas gjithçka ishte e lehtë. Në fund ky set u mbyll 3-6 dhe kështu Nadal e fitoi ndeshjen 3-2 me sete.

Në gjysmëfinale Nadal do të përballet me fituesin e duelit Monfils vs. Berrettini. Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër do të luajnë fituesit e dueleve Sinner vs. Tsisipas dhe Auger-Aliassime vs. Medvedev.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis