Të gjitha lajmet

PING PONG

Priping fillon me fitore pas rikthimit në gara pas pandemisë

Foto: KPP Priping/fb

Priping fillon me fitore pas rikthimit në gara pas pandemisë

22 June, 2020 @12:49

Klubi i pingpongut KPP Priping të diellen ka qenë mysafir i KPP Shkolla Ahmet Hoxha në Ferizaj, ku ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3:0, në kuadër të Liges së Parë të Kosovës.

Pas një pauzimi disa mujor, këtë fundjavë kanë ri-filluar ndeshjet zyrtarë të FPPK-së, ku klubi nga kryeqyteti KPP Priping, luajti si mysafir në Ferizaj kunder klubit Shkolla Ahmet Hoxha.

Djelmoshat nga Prishtina duket se ishin shumë më të motivuar pas shkëputjes disa javore nga palestrat e pingpongut.

Petrit Dragidella filloi serinë e fitoreve duke fituar 3 me 0 kundër lojtarit Dren Qerkini, pastaj Elvedin Collakovic shënoi fitoren e rradhes 3 me 0 kunder Endri Reka, kurse për të vulosur fitoren kunder klubit Shkolla Ahmet Hoxha, Dren Kastrati fito ndeshjen 3:2 ndaj Erjon Reka, për të regjistruar fitoren e ekipit KPP Priping në xhiron e 4-të në Ligen e Parë të FPPK-së.

Ndeshjen e rradhes KPP Priping do ta zhvillojë në Prishtinë kundër klubit Gani Maloku.

Klubet janë përkujdesur që të ndjekin të gjitha rekomandimet e nevojshme për parandalimin e pandemisë Covid-19.

EJU

Kuka i zgjedhur në Komisionin e trajnerëve të Evropës

Foto: IJU

1 May, 2020 @1:07

Federata Evropiane e Xhudos (EJU) i ka dërguar letër Federatës së Xhudos së Kosovës (FXHK) duke i bërë të ditur…

VIDEO CONFERENCE

Një numër i Federatave, e gatshme për vazhdim të garave

Foto: KOK

1 May, 2020 @0:58

Krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) kanë mbajtur të enjten një video takim me krerët e federatave sportive ët…

FONDI EMERGJENT

Komuna e Prishtinës ndan 100 mijë euro për klubet e rrezikuara

10 April, 2020 @19:54

Pandemia coronavirus po prek çdo pjesë të jetës dhe ndër më të rrezikuarat është sporti, që është në nivelin zero,…

EDHE TESTI NR. 2 NEGATIV

Boksierët e Kosovës, negativ në coronavirus

2 April, 2020 @21:21

Përfundimisht, ekipi Olimpik i boksierëve të Kosovës është negativ në coronavirus. Para pak çastesh KOK ka zyrtarizuar njoftimin, ndërsa…

CORONAVIRUS

Cila Federatë sa përfitoi nga Ministria?!

31 March, 2020 @22:14

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka dalë e para në shumën e përfituar, të ndara si ‘infuzion’ për sportet…

Të gjitha lajmet nga Të tjera