Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PING PONG

Priping organizon turne pingpongu për Kroacinë

Priping organizon turne pingpongu për Kroacinë


13 January, 2021 @9:48

Klubi i Pingpongut Priping në bashkëpunim me Rotary Club Prishtina Newborn (RCPNB) do të organizojnë sërish një turne për të mbledhur fonde. Ashtu siç është organizuar herën e kaluar për të ndihmuar Shqipërinë, kësaj radhe do të organizohet për Kroacinë, e cila para disa ditësh është prekur nga tërmeti.

Të paktën shtatë njerëz u vranë, dhjetëra u plagosën dhe disa qytete në Kroacinë qendrore u lanë në rrënoja pas një tërmeti të fuqishëm me madhësi 6.4 ballësh që ka goditur këtë vend të martën e 29 dhjetorit 2020.

Klubi do të organizojnë turneun “Play and Pray for Croatia” me datën 16 janar, duke filluar nga ora 14:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë. Pjesëmarrja në këtë turne kushton 5 euro, kurse ata të cilët kanë mundësi mund të paguajnë edhe më shumë, pasi që të gjitha mjetet që do të mblidhen nga ky event u dedikohen të prekurve nga tërmeti në Kroaci.

Klubi i Pingpongut Priping ju fton të bëheni pjesë e këtij aktivitetit dhe të përkrahim Kroacinë, ku përmes lojës së pingpongut do të mundemi t’u ndihmojmë personave që kanë nevojë për ndihmë si pasojë e ngjarjeve aktuale që po ndodhin në Kroaci.

Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen duke dërguar emrin dhe mbiemrin me mesazh në Facebook tek Klubi i Pingpongut Priping. Ju mirëpresim me 16 janar dhe së bashku të luajmë e të lutemi për Kroacinë!


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera