FINAL 4 | PRISHTINA - FLAMURTARI

Prishtina përmbys vlonjatet për të arritur finalen
23 March, 2022 @21:06
Pas një ndeshjeje tejet interesante, KBF Prishtina ka arritur të përmbys skuadrën vlonjate KBF Flamurtari, për të fituar ndeshjen dhe për të siguruar finalen e parë të Ligës Unike të Femrave, ku do të takohen dy skuadrat, rivale të përbetuara, nga Kosova.
Prishtina mposhti Flamurtarin 74-68 [11-24, 23-12, 15-15, 25-13], ndërsa përmbysja ndodhi në 10-minutëshin e fundit kur ato bënë dallimin 12 pikësh për të fituar ndeshjen me 6 pikë dallim.
Tynice Martin me 27 pikë ka qenë më e dalluara te Prishtina, derisa ka bërë edhe 8 kërcime. Sarah Mgbeike luajti me double-double prej 19 pikëve dhe 15 kërcimeve, derisa Arbnore Përquku bëri double-double me 13 pikë e 10 asistime.
Laura Johnson me 21 pikë dhe Sophia Jacobsson me 20, kanë qenë më efikaset te Flamurtari.
Fitorja çoi Prishtinën në finale të parë të edicionit të parë të Ligës Unike të Femrave ndaj Penzës, derisa Flamurtari do të luajë për vendin e tretë ndaj Bashkimit.