Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - PEJA

Rahoveci s’ndalet, mposhtë Pejën dhe del në zonën PlayOff

Rahoveci s’ndalet, mposhtë Pejën dhe del në zonën PlayOff


23 March, 2022 @18:55

Fitore jashtëzakonisht e madhe e Rahovecit sonte në kuadër të xhiros së fundit të stinorit të rregullt të Ligës Unike, që llogaritet edhe për ndeshjen e mbetur në Superligë.

Vreshtarët kanë qenë fantastik derisa dallimet e bëra në çerekun e parë dhe të tretë të ndeshjes kanë treguar për forcën e tyre sonte karshi Pejës, ndeshje kjo që përfundoi me 86-68 [17-7, 20-25, 23-7, 26-29].

TABELA AKTUALE

TJ Dunans që u pushua në ndeshjen e kaluar ka luajtur me double-double sonte, prej 18 pikëve dhe 13 kërcimeve, ndërsa më efikasi ka qenë Fisnik Rugova, që po vazhdon formë e tij të shkëlqyeshme në dy muajt e fundit, me 20 pikë e 7 kërcime.

Në anën tjetër Peja nuk ka pasur zgjidhje për t’iu kundërvënë Rahovecit. Vetëm pesë lojtarë në dispozicion. Calvin Godfray kreu lojën me double-double prej 18 pikëve dhe 12 kërcimeve, ndërsa tepër mirë luajti edhe Darius Washington me 16 pikë, 8 kërcime e 7 asistime!

Fitorja ngrit Rahovecin në pozitë të tetë pas shumë kohësh këtë stinor dhe tashmë ekipi ka realisht gjasa për të arritur PlayOffin, ndërsa Peja ka bërë hap prapa në luftë për të arritur dy pozitat e para të renditjes që sigurojnë gjysmëfinalen e PlayOffit.

Kurse sa i përket Ligës Unike, Peja ka siguruar aty pozitën e dytë dhe tash ka bilanc 9-5, ndërsa Rahoveci ka bërë bilancin 7-7 dhe pret rezultatet e ekipeve tjera nga Shqipëria, për të parë se cila do të jetë pozita përfundimtare e tyre në stinorin e rregullt.


 
Të gjitha lajmet nga