HUNGARIAN GP
Ricciardo fiton, Hamilton i jashtëzakonshëm
27 July, 2014 @16:48
Ngasësi i Red Bullit, Daniel Ricciardo, ka arritur të regjistrojë triumfin e dytë në këtë kampionat të Formula 1, duke triumfuar në shtegun e Hungaroringut sot.
Ky ka qenë qenë triumfi i dytë për australianin e Red Bullit, pas fitores në Kanadë, katër gara më parë.
Ndërrimi i kushteve meteorologjike në garë i ka ndihmuar shumë Lewis Hamiltonit, që ka pasur një garë tejet të mirë. Britaniku u nis i fundit sot, derisa përfundoi si i treti garën duke e ngushtuar epërsinë me liderin e kampionatit dhe kolegun nga Mercedesi, Nico Rosberg.
Bile, Rosberg tentoi mjaft që në xhiron e fundit ta kalojë Hamiltonin, por nuk e arriti këtë.
Taktika të shumta të skuadrave u panë sot, pasi që në disa raste u paraqit edhe ‘Safety Car’ - që bëri garën edhe më të paparashikueshme, pasi që kjo ndikoi në humbjen e avantazhit të Rosbergut, që ia nisi garës nga pozita e parë.
Spanjolli i Ferrarit, Fernando Alonso, përfundoi garën i dyti. Ai ishte në vend të parë deri kah fundi i garës, kur disa xhiro para fundit, Ricciardo, me goma të freskëta, fluturoi për të kaluar Hamiltonin dhe Alonson.
Felipe Massa zuri pozitën e pestë me Williamsin e tij, derisa pas tij u renditën, Kimi Raikkonen me Ferrari, Sebastian Vettel me Red Bull dhe Valtteri Bottas me Williams.
TOP 5 GARUESIT NË HUNGARIAN GP:
1 | Daniel Ricciardo | Red Bull | 25 pikë | |
2 | Fernando Alonso | Ferrari | 18 pikë | |
3 | Lewis Hamilton | Mercedes | 15 pikë | |
4 | Nico Rosberg | Mercedes | 12 pikë | |
5 | Felipe Massa | Williams | 10 pikë |
TOP 5 GARUESIT, RENDITJA E PËRGJITHSHME:
1 | Nico Rosberg | Mercedes | 202 pikë | |
2 | Lewis Hamilton | Mercedes | 191 pikë | |
3 | Daniel Ricciardo | Red Bull | 131 pikë | |
4 | Fernando Alonso | Ferrari | 115 pikë | |
5 | Valtteri Bottas | Williams | 95 pikë |