EUROPEAN GP
Rosberg i pari në Baku
19 June, 2016 @17:08
Në garën që u organizua për herë të parë në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, piloti gjerman i Mercedesit, Nico Rosberg, ka hyrë në histori duke u bërë fituesi i parë.
Rosberg, e kishte ditën e tij sot, duke arritur ta mbajë deri në fund pozitën e parë, nga e cila e kishte filluar edhe garën.
Në vend të dytë përfundoi Sebastian Vettel, i cili e kaloi në rrethin e shtatë pilotin e Red Bullit, Daniel Ricciardo, i cili e kishte filluar garën nga pozita e dytë, ndërsa podiumin e kompletoi meksikani i skuderisë, Force India, Sergio Perez.