PEJA KIDS OPEN 2016

Foto: K. Arifi/ FTK
Lika e Maibam, fitues në Peja Kids Open
Teksti: K. Arifi FTK
12 June, 2016 @17:28
Liza Lika e KT Peja dhe Maniyay Maibam i KT Prishtina janë fitues te turneut Peja Kids Open 2016 në kategorinë RED.
Në organizim të KT Peja si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Federatën e Tenisit të Kosovës dhe Komunën e Pejës është mbajtur turneu Peja Kids Open 2016 në kategorinë Red në të dyja konkurencat, vajza dhe djem.
Në konkurencën e vajzave vendi i parë i takoi anëtares së KT Peja, Liza Lika e cila në finale ishte më e mirë se Tuana Zariqi e KT Rilindja të cilen e mposhti me rezultat 7/5 , 5/7 dhe 5/3.
Në konkurencën e djemve pozita e parë i takoi djaloshit nga India i cili përfaqëson KT Prishtina,Maniyay Maibam i cili në finale shënoi fitore ndaj Blend Bejta (KT Rilindja) me rezultat 6/8 , 7/1 dhe 5/3.
Organizatori më të mirët i shpërbleu me mirënjohje, medalje dhe kupa.
Në program ishin edhe garat në kategoritë Orange dhe Green por për shkak të rreshjeve të shiut janë shtyer për fundjavën e ardhshme.