Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUTO SPORTS

Krasniqi gati për garën e Kullës

Foto: FASK

Krasniqi gati për garën e Kullës


Teksti: FASK

7 June, 2016 @8:33

Megjithëse në pauzën ndërmjet dy kampionateve bëri investime të mëdha, “Lancia” e tij nuk e dëgjoi mirë në tri garat e deritashme për këtë vit. Pas Prevallës e Campobassos, Vali pati problem edhe në Kotor.

Valdet Krasniqi, i cili në kampionatin e kaluar ishte shumë i suksesshëm, sivjet nuk e ka filluar mirë “luftën” për epitetin e automobilistit më të mirë në vend. Megjithëse në pauzën ndërmjet dy kampionateve bëri investime të mëdha, “Lancia” e tij nuk e dëgjoi mirë në tri garat e deritashme për këtë vit. Pas Prevallës e Campobassos, Vali pati problem edhe në Kotor.

“Fillimisht patëm telashe me disa pjesë të motorit, të cilat na u vonuan. Megjithatë, ia dolëm ta kompletojmë veturën për garën e Prevallës. Mirëpo, automobilizmi është sport specifik dhe problemet ndodhin atëherë kur nuk e pret fare. Është e vërtetë se në tri garat e para nuk pata edhe fat, por besoj që në vazhdim të kampionatit gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve”, ka thënë Krasniqi.

Rastin për t’u rikthyer te suksesi ai e ka në këtë fundjavë, në garën që do të zhvillohet në Kullë.

“Jemi duke punuar me shumë përkushtim dhe besoj që do të jem gati për garën e Kullës”, ka shtuar Krasniqi, i cili nuk e ka aspak të garojë edhe pse dy garat e radhës do të zhvillohen gjatë muajit të Ramazanit. “Me këtë rast dëshiroj që të gjithë besimtarëve t’ua uroj Ramazanin, ndërsa sa i përket garës nuk e kam aspak problem, madje jam edhe më i përqendruar”, ka theksuar anëtari i PRT-së.

Ai beson se ashtu sikur në vitin e kaluar, edhe sivjet do të jetë në mesin e garuesve më të suksesshëm.

“Kampionati është i gjatë, kemi edhe shumë gara dhe besoj që deri në fund të tuboj sa më shumë pikë. Sivjet konkurrenca është mjaft e fortë, por kjo e bën më interesant kampionatin. Pas pranimit në FIA të gjithë garuesit po përpiqen të përgatiten sa më mirë dhe kjo është shumë pozitive për automobilizmin kosovar”, ka thënë në fund Valdet Krasniqi.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera