ROLAND GARROS 2016

Muguruza befason Serenën dhe merr titullin
4 June, 2016 @17:15
Tenistja spanjolle, Garbine Muguruza, ka bërë befasi në finalen e sotme të femrave në Roland Garros duke e mposhtur favoriten numër një, Serena Williams, për të fituar trofeun e parë Grand Slam në karrierë. Borozani.com
Muguruza ka mposhtur Serenën 2-0 në sete me rezultat 7-5 dhe 6-4. Spanjollja bëhet finalistja e parë e Roland Garrosit nga Pirinejet prej se Conchita Martinez kishte arritur aty në vitin 2000!