LEGJENDA

Luan Krasniqi kujton Muhammad Alinë
4 June, 2016 @13:41
Njëri ndër boksierët më të mirë që ka pasur vendi ynë, Luan Krasniqi, ka shprehur ngushëllimet e tija pasi që sot ndërroi jetë legjenda e boksit botëror Muhammad Ali.
“Jam i pikëlluar sot, pasi që ndërroi jetë legjenda i legjendave të boksit. Emri që lartësoi këtë sport dhe neve, pasardhësve të tij. Emër që mbetet përjetshëm në histori. Jam i lumtur që pata takime me legjendën dhe i kujtoj përherë. Lavdi legjendë!” ka shkruar Krasniqi në mesazhin e tij.