ROLAND GARROS

Murray në gjysmëfinale
1 June, 2016 @17:59
Me fitoren e arritur sot ndaj Richard Gasquetit, Andy Murray e ka siguruar gjysmëfinalen e Roland Garrosit. Skocezi e fitoi takimin 3-1 me sete, pavarësisht faktit që në 2 setet e para nuk ishte në më të mirën e tij.
Në gjysmëfinale Murray do të takohet me Wawrinkan, ndërsa gjysmëfinalja tjetër nuk është caktuar ende.
Gjatë këtij turneu, Rafael Nadal u detyrua të largohet nga gara më herët për shkak të lëndimit, ndërsa Roger Federer nuk ishte pjesëmarrës që nga fillimi.