Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUTSALL

Liburni barazon serinë, kampioni vendoset në Gjakovë

Foto: FC Liburn Facebook

Liburni barazon serinë, kampioni vendoset në Gjakovë


30 May, 2016 @16:47

Pas humbjes në Gjakovë në ndeshjen e parë, Liburni mbrëmë ka shënuar fitore me rezultat 2-3 ndaj Feniksit në Drenas, për ta barazuar serinë e ndeshjeve finale në 1-1.

Edhe pse në mungesë të kapitenit Nexhip Selimi, gjakovarët zhvilluan një ndeshje të fortë në Drenas dhe me golat e Ramadan Alajt, Halim Selmanajt dhe Rexhep Dacit, ata shënuan fitore. Golat e vendasve të Feniksit u shënuan nga Ani Mullai dhe Narcis Alibegu.

Ajo që vlen të përmendet është që interesimi për futsall në Kosovë po shtohet gjithnjë e më tepër. Në ndeshjen e parë në Gjakovë të pranishëm ishin mbi 2 mijë shikues, kurse mbrëmë në Drenas ishin mbi 1 mijë shikues.

Kampioni i Kosovës në futsall për sezonin 2015/2016 do të përcaktohet në ndeshjen e tretë, e cila zhvillohet në Gjakovë të martën (nesër) në ora 20:00 në palestrën ‘Shani Nushi’.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera