Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ÇIKLIZËM

Delija, kampion i Kosovës

Foto: Facebook

Delija, kampion i Kosovës


30 May, 2016 @23:59

Në garën çiklistike të mbajtur në Ferizaj këtë fundjavë, kampion doli Alban Delija i skuadrës “Gjakova 137”. Delija ishte më i miri në të dy disciplinat, etapë dhe kronometër.

Gara u hap fillimisht në Ferizaj, me gjatësinë e shtegut që ishte 20km, nga Ferizaji në drejtim të Shtimës dhe anasjelltas ndërsa më pas vazhdoi edhe gjatë dy ditëve të tjera në shtigje të ndryshme me distanca të ndryshme. Nga të gjitha garat, më i sukesshmi doli të jetë Delija, i cili pas triumfit u shpreh i lumtur dhe deklaroi që synim kryesor për të është pjesëmarrja në Kampionatin Evropian të Çiklizmit në shtator.

Pjesëmarrës në këtë garë ishin ekipet: Gjakova 137, AS Prishtina, Prizreni, Trepça nga Mitrovica, Kastrioti nga Ferizaji dhe Lepenci nga Shtërpca.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera