FUTSALL

Gent Polloshka/ BOROZANI
Feniksi kampion në futsall
31 May, 2016 @21:30
Pas titullit kampion të Feronikelit në futboll, edhe në futsall titulli ka shkuar në Drenas.
Në palestrën e mbushur përplot në Shani Nushi të Gjakovës, Feniksi arriti të shënojë fitore në ndeshjen e tretë të serisë finale të Play Offit duke e mposhtur kampionin aktual, Liburnin.
Drenicakët krijuan epërsi të madhe prej 5-0 në pjesën e parë, epërsi kjo që ishte e pamundur për t’u përmbysur nga ana e gjakovarëve.
Në fakt, Liburni ishte shumë pranë ta përmbys disavantazhin në pjesën e dytë, pasi shënoi katër herë, me ç‘rast edhe përkrahja e shikuesve të pranishëm u rrit në maksimum.
Mirëpo, kjo ishte e tëra që arriti të bëjë Liburni dhe në fund titullit iu gëzua Feniksi, që e fitoi serinë finale të Play Offit me rezultat të përgjithshëm 2-1.