ÇIKLIZËM

Foto: MTB Gjakova
Downhill Gjeravica 2016!
31 May, 2016 @12:51
Në bashkëpunim mes klubit të çiklizmit “Mountain Bike Gjakova”, klubit të çiklizmit “Mountain Bike Albania”, komunës së Junikut dhe Federatës së Çiklizmit të Kosovës, për herë të parë në historinë e çiklizmit kosovar organizohet gara ndërkombëtare “Downhill Gjeravica 2016”. Gara mbahet më datat 4 dhe 5 qershor në bjeshkët e Gjeravicës.
Ky manifestim atraktiv sportiv përveç pjesës sportive ka për qëllim edhe shpalosjen e bukurive të bjeshkëve të paeksploruara të Kosovës.
Pak ditë para fillimit të garës konfirmohet të ketë interesim për pjesëmarrje edhe nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria.
Për t’u bërë pjesë e garës duhet të kryhet një pagesë përkatëse para ditës së shtunë (4 qershor) dhe mosha për secilin pjesëmarrës duhet të jetë mbi 18 vjeç. Detajet e tjera të aplikimit dhe të ngjarjeve gjatë garës janë të publikuara në faqen “MTB Gjakova” në Facebook.