SUPERLIGA

Titulli përsëri i Besës
31 May, 2016 @8:32
KH Besa me barazimin e djeshëm 29-29 ndaj KH Prishtinës në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve të kryeqyetit ka siguruar titullin e radhës së kampionit të Kosovës.
Ndeshja e parë e zhvilluar në “Karagaç” të Pejës kishte përfunduar me 3 gola epërsi për Besën, 36-33.
Drilon Tahirukaj me 10 gola të shënuara ka qenë hendbollisti më efikas i Besës në këtë ndeshje, ndërsa trajneri i Besës Arben Muçolli, përkundër titullit ka thënë se ekipit të tij iu desht edhe më shumë disciplinë.
Nëntë golat e Oltion Beshirit te Prishtina e bën atë golashënues më të mirë të skuadrës bardhekaltër, që përkundër se nuk e arriti titullin, tregoi luftë deri në fund.
Trajneri i Prishtinës, Arben Parduzi, u nda i kënaqur me ekipin e tij që luftoi deri në fund dhe mungesa e bankës është thënë të jetë arsyeja e humbjes së titullit.
Besa ka fituar edhe Kupën e Kosovës këtë stinor, ndërsa në kampionat nuk ka pësuar asnjë humbje.