ROLAND GARROS 2016

E para në karrierë
5 June, 2016 @18:23
Tenisti numër një i botës, Novak Djokovic, ka fituar edhe Grand Slamin e vetëm të cilin deri më tani nuk e ka pasur në vitrinë.
Ai ka mposhtur Andy Murrayin 3-1 në sete, edhe pse britaniku ka qenë 1-0 në epërsi.
Ky ka qenë triumfi i 12 Grand Slam në karrierë për serbin, ndërsa ai është bërë edhe njeriu i tretë në histori të tenisit që është aktualisht mbrojtës i trofeut te të gjitha Grand Slameve.