Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TENIS

Turne në Prizren

Turne në Prizren


9 June, 2016 @23:30

Për nder të festave të qershorit dhe përvjetorit të Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, Klubi i tenisit “Prizreni” organizon turneun “Lidhja e Prizrenit” 2016 që do të mbahet më 13-19 qershor 2016. 

Sponsor i turneut është Komuna e Prizrenit.

Më të mirët e turneut do të shpërblehen me të holla në vlerë: Fituesi 200 euro, Finalisti 100 euro dhe Gjysmëfinalistët me nga 50 euro. Paraqitja në turne bëhet deri të dielen më 12.06.2016 në ora 17 përmes telefonit tek referi kryesor i turneut Argjend Lecaj në numrin 044 418 525 apo përmes facebook, ka shkruar sot Federata e Tenisit të Kosovës (FTK) në faqen e saj zyrtare.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis