Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUTO SPORTS

Rikthehet kampioni

Foto: FASK

Rikthehet kampioni


Teksti: FASK

9 June, 2016 @13:58

Pas një pauze prej tre vjet e gjysmë, Gazmend Gashi ka vendosur që sërish të kthehet në shtigjet e garave. Në Kullë, ai do të paraqitet me Opel Astra, makinë që e ka blerë vetëm pak ditë më parë.

Kampionati i parë i automobilizmit pas pranimit të FASK-ut në FIA nuk do ta kishte hijeshinë e duhur pa pjesëmarrjen e kampionit të shumëfishtë të Kosovës, Gazmend Gashi.

Testoj motorin

Pas një pauze prej tre vjet e gjysmë, Gazi ka vendosur që sërish të kthehet në shtigjet e garave. Në Kullë, ai do të paraqitet me Opel Astra, makinë që e ka blerë vetëm pak ditë më parë. “Vetura nuk është ende në gjendjen e dëshiruar, nuk është konkurrente sa duhet dhe as gomat nuk janë adekuate. Megjithatë, unë të shtunën do ta provoj në shteg dhe së paku do ta testoj motorin e saj”, ka thënë në fillim Gashi.

Ai do të paraqitet në Klasën e 5-të (Grupi N, deri 2000 ccm), ku konkurrenca është mjaft e fortë. “Vetura është pothuajse serike dhe pa asnjë modifikim. Ka nevojë për investime, të cilat momentalisht nuk kam mundësi t’i bëj. Hendikep i madh është fakti që do të garoj me goma të thjeshta, por gjithsesi që do ta jap maksimumin dhe të shoh nëse vetura do t’më shërbejë siç duhet”, ka shtuar njëri nga ikonat e automobilizmit kosovar.

I bindur te rikthimi


Me gjithë pauzën e gjatë, ai nuk ka problem me emocionet e rikthimit. “Në gjysmën e kampionatit të vitit 2012 jam tërhequr për shkak të një defekti të madh në veturë, të cilin nuk pata mundësi ta evitoj. Duhet theksuar se atëherë isha bindshëm duke kryesuar në klasën time dhe në plasmanin gjeneral. Nuk ka qenë e lehtë të mungoj kaq gjatë, por gjithnjë kam qenë i bindur se do të rikthehem dhe kjo po ndodh tani”, është shprehur Gashi.

Nuk pres rezultat


Pasioni dhe dëshira e madhe që ai të jetë në shtigjet e garave ka bërë që Gazi të bie në kundërshtim me parimet e tij dhe të marrë pjesë edhe pse nuk është i kënaqur me gjendjen e veturës së tij.

“Për herë të parë po bie ndesh me parimin tim dhe në garë po hyj me një veturë të pakompletuar mirë.  Këtë herë po mbështetem në entuziazmin e madh që e kam si dhe përvojën time të gjatë. Shpresoj të kem fat dhe të përfundoj garën, ndërsa nuk pres ndonjë rezultat spektakolar”, ka theksuar Gashi, duke shtuar se shpreson që në vazhdim të kampionatit të arrijë ta kompletojë veturën ashtu siç e dëshiron.


TENIS

Dënohet Sharapova

Tenis

Dënohet Sharapova

08/06/16 @ 18:15

ÇIKLIZËM

Rezultatet e “Downhill Gjeravica 2016”

Të tjera

Rezultatet e “Downhill Gjeravica 2016”

08/06/16 @ 16:07

AUTO SPORTS

Krasniqi gati për garën e Kullës

Të tjera

Krasniqi gati për garën e Kullës

07/06/16 @ 08:33

PEJË

KT Peja organizoi turneun Peja Juniors U12

Tenis

KT Peja organizoi turneun Peja Juniors U12

06/06/16 @ 13:28

ROLAND GARROS 2016

E para në karrierë

Tenis

E para në karrierë

05/06/16 @ 18:23

ROLAND GARROS 2016

Muguruza befason Serenën dhe merr titullin

Tenis

Muguruza befason Serenën dhe merr titullin

04/06/16 @ 17:15

ROLAND GARROS 2016

Nesër finalja e madhe Murray-Djokovic

Tenis

Nesër finalja e madhe Murray-Djokovic

04/06/16 @ 15:54

XHUDO

Majlinda dhe Nora, zyrtarizohen në Rio 2016

Të tjera/Rio 2016

Majlinda dhe Nora, zyrtarizohen në Rio 2016

04/06/16 @ 13:51

MUNDJE - OLIMPIADA E TË RINJËVE

Ekipi i Kosovës në mundje arrin në SHBA

Të tjera

Ekipi i Kosovës në mundje arrin në SHBA

24/07/23 @ 16:41

FORMULA 1

Dominim absolut i Red Bullit, rekord i ri në Formula 1

Të tjera

Dominim absolut i Red Bullit, rekord i ri në Formula 1

23/07/23 @ 16:42

KRAKOW 2023

Muhamet Ramadani — i treti në Lojërat Evropiane

Të tjera

Muhamet Ramadani — i treti në Lojërat Evropiane

22/06/23 @ 14:09

PEJANËT KAMPIONË!

Peja mbron titullin, mposht Ferizajn në finale dhe shpallet kampione

Të tjera

Peja mbron titullin, mposht Ferizajn në finale dhe shpallet kampione

14/05/23 @ 00:14

BODYBUILDING

Kushtrim Bajraktaraj kampion Evrope, Krasniqi nënkampion

Të tjera

Kushtrim Bajraktaraj kampion Evrope, Krasniqi nënkampion

08/05/23 @ 15:50

FBNS @ IFSC

Ngjitja sportive anëtarësohet në Federatën ndërkombëtare me të drejta të plota

Të tjera

Ngjitja sportive anëtarësohet në Federatën ndërkombëtare me të drejta të plota

04/04/23 @ 15:14

LOJËRAT MESDHETARE 2030

Kosova me synim të madh, para ngjarjes së madhe evropiane

Të tjera

Kosova me synim të madh, para ngjarjes së madhe evropiane

03/04/23 @ 23:23

BOKS

Donjeta Sadiku kushtëzohet me simbole, nuk udhëton në Botërorin e boksit!

Të tjera

Donjeta Sadiku kushtëzohet me simbole, nuk udhëton në Botërorin e boksit!

14/03/23 @ 10:50

SLLAMOMISTËT E RINJ

Lirika Deva, Enxhi Sefaj dhe Klos Vokshi në EYOF 2023

Të tjera

Lirika Deva, Enxhi Sefaj dhe Klos Vokshi në EYOF 2023

11/01/23 @ 10:42

BOKS

Donjeta Sadiku dhe trajnerja e saj pranojnë shpërblimin pas medaljes

Të tjera

Donjeta Sadiku dhe trajnerja e saj pranojnë shpërblimin pas medaljes

26/10/22 @ 20:35


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera