TENIS

Dënohet Sharapova
8 June, 2016 @18:15
Ashtu siç pritej, pas rezultimit pozitiv në doping në Australian Open në janar të këtij viti, Maria Sharapova është pezulluar me 2 vite nga pjesëmarrja në kompeticionet zyrtare të tenisit.
Vendimi do të kundërshtohet nga femra më e pasur në botën e sportit, e cila mendon që dënimi është i padrejtë, pasi që substanca e përdorur është futur vonë në listën e ndaluar nga WADA (World’s Anti-Doping Agency).
Se a do të zvogëlohet dënimi, mbetet të shihet.