WIMBLEDON

Nadal jashtë Wimbledonit
9 June, 2016 @18:29
Për shkak të lëndimit që e morri gjatë Roland Garrosit, Rafael Nadal do të mungojë edhe në turneun e Wimbledonit.
Lajmi është konfirmuar nga vetë lojtari, i cili viteve të fundit ka pasur shumë probleme me lëndime.
“Jam tejet i pikëlluar që të ju njoftoj se pas konsulltimit me stafin tim mjekësor, morra lajmin që nuk mund të jem pjesë e Wimbledonit këtë vit.” - u shpreh spanjolli në llogarinë e tij në Facebook.