GJYSMËFINALJA E DYTË E EVROPANIT
Spanja s’lejoi befasi, përcaktohet finalja e EURO2020
24 January, 2020 @22:29
Përkundër se sllovenët ishin afër të befasonin në fund të ndeshjes, spanjollët nuk e lejuan këtë dhe me fitore 32-30 arritën finalen dhe mundësinë për të mbrojtur titullin e kampionit të Evropës.
Spanja mposhti Slloveninë në gjysmëfinalen e dytë të Kampionatit Evropian 34-32 (20-15) pas një loje tejet të mirë në pjesë të parë.
Sllovenia kah fundi i ndeshjes kapi serinë 3-0 dhe e afroi rezultatin deri në 33-32, për tu futur në sekondat e fundit të takimit dramatikisht.
Mirëpo, Spanja nuk lejoi befasi më tepër dhe rastin e radhës e shfrytëzoi dhe siguroi finalen ndaj Kroacisë, që do të luhet të dielën (16:30).
Më efikasit në fitoren e Spanjës kanë qenë Raul Entrerrios, Alex Dujshebaev dhe Angel Fernandez - që të gjithë me nga gjashtë gola, derisa te sllovenët Jure Dolenec me shtatë sosh, nuk mjafoi për befasi.
Nesër luhet ndeshja për vend të pestë në evropian mes Gjermanisë dhe Portugalisë (16:00) . Ndërsa pas saj ndeshja për vend të tretë mes Sllovenisë dhe Norvegjisë (18:30).