EUROBASKET

REUTERS
Spanoulis dominoi në 2012
31 December, 2012 @17:51
Basketbollisti më i mirë europian i vitit është greku Vassilis Spanoulis i Olympiacosit. Spanoulis ka shokuar botën e basketbollit në Stamboll duke e mposhtur CSKA-në në finalen dramatike. Ai ishte edhe MVP i finaleve, ndërsa personalisht ka fituar për të dytën herë këtë garë.
Ndërsa në ekipin e vitit të europianëve që luajnë në Europë, të zgjedhur nga Eurobasket pesëshja e parë duket kështu:
Vassilis Spanoulis (Olympiacos), Dimitris Diamantidis (Panathinaikos), Andrei Kirilenko (CSKA Moska), Erazem Lorbek (Barcelona) dhe Nenad Krstic (CSKA Moska);
Ekipi më i mirë i vitit ku bëjnë pjesë të gjithë europiane në mbarë botën duket kështu:
Tony Parker (San Antonio Spurs). Dimitris Diamantidis (Panathinaikos), Andrei Kirilenko (CSKA Moska), Pau Gasol (Los Angeles Lakers) dhe Marc Gasol (Memphis Grizzlies);
Çmimet individuale:
Basketbollisti i vitit në Europë: Vassilis Spanoulis;
PG i vitit në Europë: Vassilis Spanoulis;
SG i vitit në Europë: Dimitris Diamantidis;
SF i vitit në Europë: Andrei Kirilenko;
PF i vitit në Europë: Erazem Lorbek;
C i vitit në Europë : Nenad Krstic;
Trajner i vitit në Europë: Dusan Ivkovic.