Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

E 16-ta

E 16-ta


29 December, 2012 @17:41

Fitoret e Los Angeles Clippersit po shtohen ditë më ditë. Ata luajtën lojën e tretë mbrenda katër netëve, duke shënuar po aq fitore.

Kësaj radhe hasën vështirësi kundër Utah Jazzit, të cilët i mposhtën me rezultat të ngushtë 116-114. Chris Paul luajti me 29 pikë e 6 asistime, ku u ndihmua edhe nga Blake Griffin i cili bëri double-double me 22 pikë e 13 kërcime.

Ndërsa në anën tjetër më i miri ishte ish lojtari i Clippersave Randy Foye, i cili u dallua me 28 pikë.

Skuadra e dytë nga LA, po dominon në NBA, me 24 fitore dhe me vetëm 6 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga NBA