Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SMART KINGS

Mbretërit senzacional

Trajneri i Sacramento Kings, Keith Smart, duke gjestikuluar te basketbollistët e tij/REUTERS/Max Whittaker

Mbretërit senzacional


29 December, 2012 @10:56

Marcus Thornton ka udhëhequr mbretërit e Sacramentos në trillerin e vërtetë që për pak nuk u kushtoi me humbje. Thornton shënoi 18 pikë në ndeshje, derisa DeMarcus Cousins u kthye nga suspendimi duke regjistruar dyshifror të dyfishtë me 15 pikë dhe 10 kërcime.

Mirëpo heroi i ndeshjes ishte James Johnson i cili shënoi treshen e fundit në milisekondat e fundit të ndeshje derisa dëgjohej sirena e përfundimit të ndeshjes kur topi i tij hyri në hark, për të fituar ndeshjen 106-105. Johnson shënoi 17 pikë në ndeshje.

Te New Yorku Knicks u dallua J. R. Smith me 28 pikë, 7 kërcime dhe 5 asistime, derisa Tyson Chandler arriti dyshifror të dyfishtë me shifra impresionuese prej 21 pikësh dhe 18 kërcimesh.

Përkundër humbjes, NY Knicks mbeten lider të Konferencën Lindore me 21 fitore e 9 humbje, derisa Sacramento, i cili është ekipi i dytë prej më të dobëtëve në Konferencën Perëndimore, ka arritur në shifrën prej 10 fitoreve dhe 19 humbjeve.


 
Të gjitha lajmet nga NBA