Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA WESTERN CONFERENCE

Lakers mposht Portlandin

REUTERS/Danny Moloshok

Lakers mposht Portlandin


29 December, 2012 @10:24

Rikthimi i Dwight Howardit e riktheu Los Angeles Lakersin drejt fitoreve. Ata sot herët në mëngjes me kohën tonë mposhtën Portlandin lehtë 104-87.

Howard me double-double ishte ndër më meritorët për fitoren e ekipit të Mike D’Antonit, derisa regjistroi 21 pikë dhe 14 kërcime.

Kobe Bryant gjithashtu kontribuoi me 27 pikë, derisa Pau Gasol shtoi 15 pikë duke qëlluar 2 herë nga 3 gjuajtje për 3 pikë.

Te Portlandi u dallua Lamarcus Aldridge me 26 pikë.

Kjo ishte ndeshja e parë për Bryantin që nuk arriti ta kalojë shifrën e 30 pikëve, pas 11 ndeshjeve rresht. Me këtë fitore Lakers ka arritur të barazojë numrin e fitoreve me atë të humbjeve në 15-15.


 
Të gjitha lajmet nga NBA