SIGAL PRISHTINA

BOROZANI/ Edrin Shkuliqi
Prishtina largon Price-in
28 December, 2012 @17:12
Aventura e basketbollistit amerikan, Jeremy Price, në skuadrën e Sigal Prishtinës ka përfunduar.
Qendra 203 centimetra i gjatë ka pasur kontratë me Sigal Prishtinën vetëm për stinorin vjeshtor dhe klubi nga kryeqyteti ka vendosur që ta largojë atë për t’u përforcohet me një tjetër basketbollistë të huaj në pranverë, ka thënë zyrtari i klubit, Artan Rugova, për Kohavisionin.
Sikurse Price, mund të përfundojë edhe amerikani tjetër i bardhekaltërve, Adam Waleskowski, megjithëse për këtë të fundit Sigal Prishtina është e interesuar ta mbajë deri në fund të stinorit.
Përveç dyshes Price - Waleskowski, për Prishtinën luan edhe amerikani i tretë, plejmekeri Devan Downey.