Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Duelin e fitoi OKC

REUTERS/Bill Waugh

Duelin e fitoi OKC


28 December, 2012 @14:14

Skuadra mysafire nga Teksasi, me ca gabime të vogëla, por që kushtuan shumë, pothuajse ia dhuruan ndeshjen Oklahomës me duart e tyre.

OKC për herë të parë në ndeshje kaloi në epërsi në fund të çerekut të katërt. Moskoncentrimi i lojtarëve të Dallasit, i detyroi që ta përdorin topin e fundit për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Kësaj radhe fati i buzëqeshi Dallasit, ku me një shut interesant nga Darren Collison, ndeshja shkoi në vazhdime.

Ndërsa në vazhdime, skuadra vendase ishte më efikase dhe arriti ta mposht kundërshtarin me rezultat 111-105.

Në këtë ndeshje Kevin Durant shpërtheu me 40 pikë, 8 kërcime dhe 5 asistime, ndërsa në anën tjeter Darren Collison luajti me 32 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga NBA