DERRICK ROSE

Për herë të parë
25 December, 2012 @18:12
Lëndimi i Derrick Rose-it, jo vetëm Chicago Bullsin, por gati të gjithë botën e tronditi. Prania e tij në parket i kënaqte edhe kundërshtarët.
Por ai, vitin e kaluar pësoi një lëndim të rëndë në play off kundër Philadelphia 76ers dhe deri më tani pothuajse punoi me mish e me shpirt, ku dalëngadale me hapa të sigurta po përgaditet që të rikthehet në parket.
Trajneri i demave Tom Thibodeau, lidhje me Rose-in tha: ” E ndjen veten shumë mirë. Ditë më ditë po bëhet më mirë. Së bashku do të shohim se çka do të bëhet nesër “.
Thibodeau gjithashtu shtoi se Rose duhet të stërvitet edhe pak me skuadër dhe se nuk do të nxitojnë për rikthimin e tij para kohe.