NBA

REUTERS/Chris Keane
Kur do të ndalen?
24 December, 2012 @16:13
Shkëlqimi i Los Angeles Clippers vazhdoi edhe në ndeshjen kundër Phoenix Suns. Ata fituan si mysafir me rezultat 103-77, duke realizuar fitoren e 13-të me radhë, dhe duke e zhvilluar rekordin e klubit me këto fitore.
Ndërsa kundër Sunsit, më të mirët ishin Blake Griffin i cili realizoi double-double me 23 pikë e 11 kërcime dhe Jamal Crawford që luajti me 22 pikë. Në anën tjetër u dallua Jared Dudley me 19 pikë.
Skuadra e dytë e Los Angelesit me këtë fitore u barazua me Oklahoma Cityn dhe San Antonio Spursin ku kanë bilancë prej 21 fitoreve, dhe gjenden në vendin e dytë të Konferencës Perendimore, me gjashtë humbje deri më tani, një më shumë se Oklahoma.