Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Humbja? Çka ishte ajo?

REUTERS/Lucy Nicholson

Humbja? Çka ishte ajo?


20 December, 2012 @19:02

Sikurse Oklahoma City Thunder, ashtu edhe Los Angeles Clippers, pothuajse e harruoi humbjen. Për momentin këto dy skuadra janë duke shkëlqyer në NBA me rezultate pozitive.

Clippers në shtëpinë e tyre e mposhtën skuadrën më të dobët të Konferencës Perëndimore, New Orleansin me rezultat 93-77. Me 12 asistime të Chris Paulit dhe me 18 pikë të Blake Griffinit, vendasit e kaluan me lehtësi kundërshtarin.

Ndërsa Chris Paul në këtë ndeshje arriti cakun prej 5’000 asistimeve dhe u bë lojtari i pestë më i shpejtë si dhelojtari i tretë i cili e arriti këtë shifër në moshë të re pas Magic Johnson dhe Isah Thomas.

Gjithashtu seria prej 11 fitoreve radhazi është një rekord i ri në histori të klubit të dytë nga Los Angelesi.


 
Të gjitha lajmet nga NBA