BKT SUPERLIGA

BOROZANI/Arian Paçarizi
Bashkimi i revanshohet 21-shit
19 December, 2012 @20:43
Bashkimi i Prizrenit ka konfirmuar në stinorin vjeshtor veten si forcë e tretë e basketbollit kosovar këtë stinor duke e mposhtur RTV 21-shin me 17 pikë dallim në ndeshjen e zhvilluar sonte në Bardhosh.
Në fakt prizrenasit kanë luajtur lojë të fortë në mbrojtje duke e ndalë dyshen e shkëlqyeshme të Teleboysave, Alexander Joshua dhe Ryan ëhite, të cilët u bllokuan nga Jermont Horton dhe Philip Brooks.
Ndërsa në sulm Dustin Mitchell bashkë me Brooksin, të ndihmuar edhe nga kapiteni Valentin Spaqi kanë shënuar pikët e nevojshme për të siguruar epërsinë që nga fundi i çerekut të parë e për ta mos lëshuar deri në fund të ndeshjes.
Me këtë fitore Bashkimi tash ka 9 fitore krahas 5 humbjeve, ndërsa RTV 21 ka bilanc prej 6 fitoreve dhe 8 disfatave në fund të stinorit vjeshtor.