PARAKONTRATA

Albi Gjoka
Mihalic afër Trepçës
19 December, 2012 @19:51
Sipas një njoftimi të dhënë në KTV, basketbollisti slloven i Vëllaznimit, Marcel Mihalic është shumë afër kalimit në ekipin kampion të Kosovës, Trepçë.
Mihalic i cili ka shkëlqyer me Vëllaznimin prej se ka arritur në Gjakovë, ka nënshkruar parakontratë me xehetarët, mirëpo çdo gjë do të bëhet e ditur saktësisht brenda javës, ka raportuar kanali televiziv, pasi që ende nuk janë vendosur të gjitha kushtet.
Trepça, menjëherë pas ndeshjes së humbur me Bashkimin ka larguar amerikanin Jerome LaGrange. Mihalic i cili ditë më parë ka dhënë intervistë ekskluzive për Borozani.com ka mesatare prej 22.9 pikësh dhe 5.7 asistimesh për ndeshje me Vëllaznimin, ndërsa në ndeshjen e fundit që Vëllaznimi e zhvilloi në fundjavë ndaj Sigal Prishtinës, nuk u paraqit, për shkak të një lëndimi.