NBA

REUTERS/Ray Stubblebine
Rikthehet me fitore
20 December, 2012 @4:42
New York Knicks dhe Brooklyn Nets, luajtën për herë të tretë në këtë stinor. Ndeshja e tretë u luajt mbrëmë dhe përfundoi me fitoren e Knicksave.
Me rikthimin e super yllit Carmelo Anthony i cili ishte i lënduar, New York Knicks arriti një fitore të lehtë, në derbin lokal kundër Brooklyn Netsit.
Ndeshja përfundoi me rezultat 100-86, ku shkëlqeu Melo me 31 pikë, ndërsa në anën tjeter Joe Johnson u dallua me 17 pikë.
New York Knicks është duke kaluar një stinor tepër të mirë, ku e regjistruan fitoren e 19-të dhe kanë vetëm 6 humbje. Ndërsa me këtë fitore, në tre takime të zhvilluara me Brooklyn Netsin, kaluan 2-1 në epërsi.