NBA

REUTERS/Tami Chappell
Rrufeja s’po ndalet
20 December, 2012 @15:20
Dominimi i Oklahomës vazhdoi edhe në ndeshjen e dymbëdhjetë me radhë. Ata e mposhtën Atlantën si mysafirë në Philips Arena, me rezultat 100-92.
I pandalshëm edhe në këtë ndeshje ishte Kevin Durant i cili shënoi 41 pikë dhe luajti me 13 kërcime, ndërsa partneri i tij Russell Westbrook, i ndihmoi me 27 pikë e 11 asistime. Në anën tjetër tek vendasit u dallua Jeff Teague me 19 pikë e 9 asistime.
Oklahoma City është skuadra, për momentin, me më së shumti fitore në NBA. Ata kanë 21 fitore dhe vetëm 4 humbje deri më tani.