Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INTERVISTË

Studenti vjen si rrufe!

Studenti vjen si rrufe!


24 December, 2012 @20:05

Ekipi i ri i krijuar sivjet, Studenti, ia nisi perfekt Ligës së Parë së Kosovës në basketboll. Ata mposhtën të gjithë kundërshtarët në edicionin vjeshtor të ligës dhe nëse vazhdojnë kështu - stinorin tjetër ata do të jenë pjesë e BKT Superligës - kreu i ekipit Arben Elshani flet ekskluzivisht për Borozani.com pas përfundimit perfekt të pjesës vjeshtore duke treguar stinorin dhe ekipin e tij, si dhe planet e Studentit. 

1. Shtatë fitore në shtatë ndeshjet e para. Superliga po vjen apo?

Elshani: Po, është e vërtetë. Kemi tregu superioritet në pjesën vjeshtore dhe jemi shumë afër Superligës. Besojmë se stinorin e ardhshëm do të jemi në gjirin e saj.

2. Ekipi i posakrijuar - shumë më i mirë se krejt Liga e Parë?

Elshani: KB Studeni është themeluar më 22 maj të këtij viti dhe të them të drejtën nuk kemi pritur dominim. Tash synimet tona janë tejkaluar dhe presim që stinorin e parë të krijimit ta festojmë me titull të kampionit.

3. Çka nëse dilni në Superligë?

Elshani: Në Superligë Studentin do ta shohim pak më ndryshe, pasi kemi plane të mëdha dhe duke parë potencialin mendojmë që do të mund të jemi te pesëshja më e mirë e Kosovës.

4. Sa është serioz Studenti?

Elshani: Studenti është shumë serioz. Këtë e them pasi që jemi klubi i vetëm që këtë vit kemi filluar me stërvitje shumë më heret sesa shumica e klubeve të Superligës. Kemi Bordin, organizuesit e ndeshjeve, udhëheqësinë, dokumentet legjitime, rregulloren, aktet normative, si dhe kontratat me basketbollistë, e këto nuk i kanë disa nga ekipet e Superligës.

5. Produkt vendor, apo pa të huaj s’bën assesi?

Elshani: Ne kemi për qëllim që gjeneratën që e kemi ta avancojmë dhe këta djem për 2-3 vjet do të jenë jo vetëm bartësit kryesor të lojës së ekipit tonë, por jam i bindur se do ta mbajnë edhe barrën kryesore të përfaqësueses së Kosovës. Mosha mesatare e lojtarëve të Studentit është 20.1 vjet dhe ne nuk do të ndalemi së punuari. Sa për të huajt, ndoshta përforcohemi aty ku kemi nevojë, përndryshe të gjithë të tjerët do të jenë vendor.

6. Ndeshja më e mirë dhe më e keqe e Studentit në Ligën e Parë?

Elshani: Më të mirën e kemi treguar kundër Yllit të Suharekës të cilët i kemi mposhtur 111 - 30. Vlen të theksohet se në këtë ndeshje ka luajtur edhe talenti ynë i madh prej të cilit presim shumë në të ardhmen, Blend Beqiri që ka vetëm 14 vjet. Për më të keqen mund të them se ka qenë kundër Malishevës në Malishevë, pasi vendasi luajti ‘ragbi’.

7. Ekipi, trajneri dhe kush tjetër është Studenti?

Elshani: Pesëshja e parë e ekip përbëhet nga Shpend Gashi që është edhe kapiten, pastaj Beqë Kovaçi, Arti Hajdari, Kushtrim Zeqiraj e Arfan Krasniqi, të cilët bashkë me Turkun, Krasniqin, Belegun, Bajramin, Latifajn, të tjerët dhe trajnerin Hekuran Husaj kanë qenë të pandalshëm. Afër vetes të kesh Enis Kabashin (nënkryetar), Dren Berishën (drejtor) dhe Blerim Lokajn (alfa dhe omega i klubit) si dhe bordin e klubit bashkë me sponsorët Elsig, Kastrati Group dhe KK Pejë, është e jashtëzakonshme.

Studenti si ekip i ri vjen nga Peja, e njohur për basketboll. Që ndoshta edhe mund të quhet qytet i basketbollit. Me 7 fitore nga 7 ndeshjet e para të edicionit vjeshtor ata kanë maksimumin e pikëve dhe ndiqen nga Kastrioti që ka bilanc 6-1, pas tyre vinë Futura dhe Malisheva.


NBA

Kur do të ndalen?

NBA

Kur do të ndalen?

24/12/12 @ 16:13

NBA

Clippers po shkëlqen

NBA

Clippers po shkëlqen

22/12/12 @ 16:24

NBA

Ujqit treguan dhëmbët

NBA

Ujqit treguan dhëmbët

21/12/12 @ 16:52

BKT SUPERLIGA

Fitorja e fundit në 2012

FBK Superliga

Fitorja e fundit në 2012

20/12/12 @ 19:26

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga