Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Heat e ndal rrufenë

REUTERS/Rhona Wise

Heat e ndal rrufenë


26 December, 2012 @3:54

Ndeshja e shumëpritur, pra finalja e vitit të kaluar, Miami Heat - Oklahoma City Thunder, u zhvillua mbrëmë në American Airlines Arena.

Me të vërtetë të dyja skuadrat me dëshirën që e kishin për të fituar ndeshjen, e krijuan një atmosferë që pothuajse ishin duke luajtur në finale. 

Deri në sekondat e fundit, loja ishte e barabartë, megjithëse Miami ishte një hapë më përpara. Mysafirët e kishin rastin për ta barazuar rezultatin në 10 sekonda para përfundimit të ndeshjes, ku dyshja Durant dhe Westbrook, tentuan nga vija e treshit, por nuk ishin të suksesshëm dhe ndeshja përfundoj në favor të kampionit aktual, Miami Heat, me rezultat 103-97.

Më i miri tek vendasit ishte LeBron James, i cili shkëlqeu me 29 pikë, 9 asistime dhe 8 kërcime, ndërsa në anën tjetër Kevin Durant me 33 pikë e 7 kërcime ishte i pamjaftueshëm për fitoren e skuadrës së tij.


 
Të gjitha lajmet nga NBA