NBA

REUTERS/Mark Leffingwell
Ndikimi i Howardit
27 December, 2012 @16:41
Denver Nuggets e frenoi Lakersin të cilët fitonin në pesë ndeshjet e fundit. Faktori kryesor i humbjes ishte padyshim përjashtimi i Howardit, i cili e fauloi në mënyrë jo sportive lojtarin, Kenneth Faried.
Deri në çerekun e tretë loja e ishte e barabartë, pas përjashtimit të ‘supermenit’, Denveri e kontrolloi ndeshjen dhe arriti ta mposht skuadrën hollywoodiane me rezultat 126-114.
Më i miri tek skuadra vendase ishte Corey Brewer, i cili luajti me 27 pikë, ku kjo ishte shifra më e madhe e karrierës së tij deri më tani. Ndërsa në anën tjetër Kobe Bryant përsëri ishte në skenë, ai luajti me 40 pikë, të cilët nuk mjaftuan për fitore.