Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Befasohet kampioni

Erik Spoelstra trajneri i Miami Heat /REUTERS/Chris Keane

Befasohet kampioni


29 December, 2012 @5:07

Miami ia nisi ndeshjes pa dirigjentin Dwyane Wade, i cili ishte i suspenduar nga komiteti disciplinor i NBA-së, sepse një natë më parë në një duel me lojtarin Ramon Sessions, Wade dëshiroi që t’ia tregonte faulin referit, ku me këmbë e goditi kundërshtarin. 

Këtë e qartësoi në rrjetin social twitter, duke cicëruar: “Unë jam një lojtarë që nuk luaj ndytë, qëllimi im nuk ishte ta godasë Ramon Sessionsin, unë vetëm reagova për kontaktin që e morra prej tij “.

Megjithatë mungesa e Wade-it u dallua, por edhe ishte nata e lojtarit Will Bynum. Ai ishte i disponuar për lojë dukshëm, i cili realizoi double-double me 25 pikë e 10 asistime.

Ndërsa në anë tjetër LeBron James luajti me 35 pikë 6 kërcime e 5 asistime, ku i ndihmoi edhe Chris Bosh me 28 pikë e 9 kërcime, ku nuk arritën ta vulosin ndeshjen me fitore pa ortakun tjetër të kompanisë Wade, dhe e shikuan shkëlqimin e lojtarit vendas Will Bynum.

Kjo ishte humbja e 7-të e Miami Heatit, të cilët kanë 20 fitore.


 
Të gjitha lajmet nga NBA