Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP 16 EUROLEAGUE

Barça kalon me lehtësi

Barça kalon me lehtësi


28 December, 2012 @23:01

Skuadra favorite e Grupit F, Regal Barcelona, e mposhti kundërshtarin turk me rezultat 100-78. Edhe pse është pritur fitorja e katalonasve, të gjithë u çuditën se si e përfunduan ndeshjen me një komoditet të madh.

Barça ishte e koncentruar në ndeshje më shumë dhe e kërkoi fitoren deri në fund të ndeshjes, ku me ndihmën e Marcelinho Huertas dhe Juan Carlos Navarros, të cilët shënuan nga 14 pikë secili, e mposhtën skuadrën e Fenerit me plot yje.

Kurse yjet e Fenerit mbetën të shuara. Plejmekeri Bo McCalebb fare nuk u vërrejt në lojë, pasi që ndeshjen e përmbylli me vetëm 2 pikë, ndërsa koshashënuesi më i mirë ishte Bojan Bogdanovic me 19 pikë.

Barcelona në javën e dytë të TOP 16shit do të jetë mysafire e Khimkit, ndërsa Fenerbahçe do ta pret Montepaschi Sienën.

REZULTATET E GRUPIT F:

Regal Barcelona - Fenerbahçe Ulker 100-78

Besiktas - Khimky 75-80

Caja Laboral - Olympiacos 82-74

Montepaschi Siena - Maccabi Tel Aviv 79-69

TABELA:

1. Barcelona          1-0

2. Siena             1-0

3. Caja Laboral    1-0

4. Khimki            1-0

5. Besiktas        0-1

6. Olympiacos   0-1

7. Maccabi       0-1

8. Fenerbahçe    0-1


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague