BEST OF 2012

BOROZANI/ Erdis Driza
Driloni kompleton trofetë
29 December, 2012 @16:19
Pasi i fitoi të gjitha titujt e mundshme në kategoritë ekipore, basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi, e fitoi edhe çmimin e vetëm që nuk e kishte fituar deri më tani, atë të basketbollistit më të mirë të vitit.
Sot në lokalet e hotelit Sirius në Prishtinë, Federata e Basketbollit të Kosovës ka ndarë çmimet për më të mirët e vitit, në kategoritë individuale dhe ekipore.
Më të mirët e vitit 2012 nga FBK-ja janë:
Basketbollisti më i mirë: Drilon Hajrizi - Trepça
Basketbollistja më e mirë: Valbona Bytyqi - Penza
Klubi më i mirë (meshkujt): Trepça
Klubi më i mirë (femrat): Penza
Trajneri më i mirë (meshkujt): Neven Plantak - Trepça
Trajneri më i mirë (femrat): Fabian Xhuka - Penza
Gjyqtarët më të mirë: Xhelal Mumini, Arbnor Rifati dhe Daut Mehmeti
Dhjetë basketbollistët më të mirë:
Drilon Hajrizi - Trepça
Hekuran Binxhija - Sigal Prishtina
Granit Rugova - Sigal Prishtina
Fahri Breca - Sigal Prishtina
Fisnik Rugova - Sigal Prishtina
Edmond Azemi - Sigal Prishtina
Samir Shaptahoviq - Peja
Imer Tahiri - Trepça
Blerim Mazreku - Peja
Besnik Azemi - Trepça
Përveç tyre federata ka nderuar me mirënjohje edhe basketbollistët Dardan Berisha, Erion Kastrati , Gëzim Morina dhe Kenan Spahiu, për kontributin e tyre dhënë në arenën ndërkombëtare.