PEJA

Garnetti pejan
31 December, 2012 @11:56
Derisa shumica e klubeve kosovare pas përfundimit të stinorit vjeshtor i kanë bërë vetes pushim, Peja edhe njëherë ka dëshmuar se nuk do të pushojnë pa përfunduar i gjithë stinori, ku edhe e kanë synimin e shpalljes kampion.
Lideri i BKT Superligës ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Christopher Garnett, ndërsa më parë nga verdhezinjtë ishin larguar Zoran Pehar dhe Vladan Jocovic, me të cilët pejanët nuk ishin të interesuar për bashkëpunim edhe në pranverë.
Ndërsa përforcimi i ri, Garnett, është 211 centimetra i gjatë dhe është 32 vjeçar. Së fundi ka luajtur në skuadrën tailandeze, Chang Thailand, ku për shtatë ndeshje ka luajtur me mesatare prej 16.7 pikëve, 5.4 kërcimeve. Ndërsa më parë ka luajtur edhe në shtet të ndryshme si Japoni, Katar, Turqi dhe të tjera.
Peja për momentin ka dy lojtarë të huaj në përbërje, ndërsa ka të drejtë që të përforcohet edhe me një basketbollist të huaj.