XHUDO
Super Distria Krasniqi, e artë në Doha!
11 January, 2021 @15:37
Edhe viti 2021 ka nisur shkëlqyeshëm për xhudistet e Kosovës!
Sot në Doha të Katarit, Distria Krasniqi ka arritur ta fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke e mposhtur në finale me ippon japonezen Funa Tonaki.
Ndërkohë, pasi u eliminuan në gjysmëfinalet përkatëse, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova do të luftojnë për medalje të bronzta.