Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRALIAN OPEN

Super ndeshje, super përmbysje, Thiem eliminon Kyrgiosin

Super ndeshje, super përmbysje, Thiem eliminon Kyrgiosin


12 February, 2021 @12:32

Një përballje fenomenale në çdo aspekt u zhvillua sot mes austriakut Dominic Thiem dhe australianit Nick Kyrgios në Australian Open. Përveç dy teniserëve që luftuan fuqishëm deri në fund, lojën e zbukuroi dukshëm edhe prania e shikuesve, gjë që ka munguar së fundi në sporte për shkak të pandemisë.

Ndeshja në fjalë në fund u mbyll në të mirë të austriakut Thiem, numrit 3 në botën e tenisit momentalisht, i cili triumfoi 3-2 (4-6, 4-6, 6-3, 6-4, 6-4) pas 5 seteve, ndonëse ishte në disavantazh 2-0 pas dy setëve të parë.

Kyrgios, si gjithmonë një karakter interesant dhe jo shumë i displinuar, sot dhuroi momente mjaft të bukura për adhuruesit e tenisit, mirëpo për fatin e keq të tij, Thiem asnjëherë nuk ra pre e presionit, qoftë të rezultatit, qoftë të publikut të pranishëm që anonte nga bashkëvendasi i tij, dhe kështu ndeshja u mbyll me fitoren e austriakut.

Ky triumf bën që Thiem të kalojë në 1/8 e finales, ku do të ndeshet me bullgarin Dimitrov, numrin 18 të botës momentalisht.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis