XHUDO

Të artat e fundit për Francën
12 August, 2016 @22:59
Kombëtarja e Francës ka siguruar dy medaljet e arta të fundi në sportin e xhudos.
Në kategoritë e rënda, Teddy Riner dhe Emilie Andeol ishin më të mirë se konkurrentët e tyre duke ngritur në pesë numrin total të medaljeve për Francën.
Andeol mposhti në finale kubanezen Idalys Ortiz, derisa Riner ishte më i mirë se japonezi Hisayoshi Harasawa. Japonia mbylli këtë olimpiadë me më së shumti medalje, 12 sosh nga të cilat 3 të arta, që e rendisin në pozitën e parë para Francës dhe Rusisë që kanë nga dy të arta.
Kanae Yamabe nga Japonia dhe Yu Song nga Kina fituan të bronztat tek femrat në kategorinë +78kg. Ndërkohë tek meshkujt në +100kg të bronztat u takuan izraelitit Or Sasson dhe brazilianit Rafael Silva.
Kosova ndau vendin e tetë në renditjen e fituesve të medaljeve me një të artë sa kishin edhe Çekia e Argjentina.
Në sportin e xhudos 26 shtete fituan medalje nga 134 shtete sa ishin prezentë në këtë sport në olimpiadën e Rios.