GJIMNASTIKË
MacLennan mbron titullin në trampolinë
12 August, 2016 @22:43
Rosannagh MacLennan nga Kanadaja mbrojti titullin e fituar në Londër në disiplinën e trampolinës. Borozani.com
Ajo ekzekutoi paraqitjen më të vështirë më së miri duke lënë mbrapa britaniken, Bryony Page e cila kishte përzgjedhur një paraqitje më të lehtë se kanadezja, gjë që edhe i kushtoi në fund. Page pati 56.040 pikë, derisa MacLennan fitoi titullin me 56.465.
Medalja e bronztë shkoi tek Dan Li nga Kina e cila me 55.885 pikë la mbrapa bashkëkombësen dhe të bronztën nga Londra, Wenna He.
Të shtunën në program është finalja e meshkujve në trampolinë.