DITARI NR. 8 @ RIO 2016

Musa Hajdari (në mes) duke vrapuar në garat europiane/ Foto: Google
Sot radha për vrapuesin Musa Hajdari
Shkruan: Luan MORINA
12 August, 2016 @12:28
Musa Hajdari do të jetë pjesë e grupit të parë të kualifikimeve që pritet të garojë në ora 15:10. Në grupin e tij vrapojnë edhe Boris Berian nga SHBA-të, Zan Rudolf nga Sllovenia, Amel Tuka nga Bosnja, e braziliani Kleberson Davide, në mesin e tetë vrapuesve. Tre të parët nga grupet do të shkojnë në gjysmëfinale, që zhvillohet të shtunën. Borozani.com
GARON SHQIPTARI SMAJLAJ
Sot në atletikë do të nis garat edhe kërcyesi nga Shqipëria, Izmir Smajlaj. Kualifikimet në kërcim së gjati nisin në ora 2:20 pas mesnate, derisa Smajlaj bën pjesë në grupin A. Nga 32 atletë, vetëm 12 shkojnë në finalen e të shtunës.
Sa u përket finaleve sot kthehet peshëngritja me dy kategori, vazhdon lundrimi me katër finale, si dhe do të kemi medaljet e para në boks – të bronztat në kategorinë flutur të lehtë.
FINALET E ATLETIKËS DHE MBYLLJA E XHUDOS
Finalja e parë në atletikë është në ora 16:10, tek femrat 1000m vrap. Më pas është 20km ecje tek meshkujt, dhe në ora 3:00 pas mesnate hedhja e gjyles tek femrat. Garat e parë në atletikë zhvillohen edhe në disiplinën 100m tek femrat, të cilat sot nisin edhe shtatëgarëshin.
Sot mbyllen garat në xhudo dhe shigjetari me finalet pas orës 21:30. Në të njëjtën kohë zhvillohet edhe finalja në çifte në tenis ndërmjet spanjollëve Nadal & M. Lopez dhe rumunëve Mergea & Tecau. Në tenis zhvillohen edhe gjysmëfinalet e femrave dhe çerekfinalet e meshkujve.
PRAPË MEDALJE PËR PHELPSIN?
Phelps mund të shtoj edhe një të artë në ora 3:00 në finalen 100m flutur. Sonte në ditën e parafundit të notit zhvillohen edhe finalet në 200m shpinë tek femrat me Maya DiRado, 800m lirë tek femrat me Katie Ledeckyn, dhe 50m tek meshkujt me Florent Manaudou.
FUTBOLL
Në garat ekipore zhvillohen çerekfinalet në fubtoll: Kina – Gjermania (18:00), Brazili – Australia (21:00), Kanadaja – Franca (0:00) dhe SHBA-të me Suedinë (3:00) për të cilën luan edhe Kosovare Asllani.
BASKETBOLL
Në mesnatë në basketboll tek meshkujt, SHBA-të presin Serbinë, në hendboll në ora 21:40, femrat e Malit të Zi ndeshen me kampionet olimpike të Norvegjisë, ndërsa edhe më herët, në ora 20:30, në basketboll të femrave takohen SHBA-të dhe Kanadaja. Në volejboll, pas përballjes së meshkujve të fituar nga italianët, sot ndaj SHBA-ve takohen femrat.
Në basketboll Spanja fitoi ndeshjen e parë në këtë turne ndaj Nigerisë. Brazili nuk arriti të befasoj kroatët, të cilët në fund falë pikëve vendimtare të Bogdanovic e Saric ruajtën epërsinë. Lituania siguroi çerekfinalet para dy ndeshjeve më të vështira – Spanjës dhe Kroacisë.
LIDERËT PA MEDALJE
Dje fitorja e Fixhit ishte historike për këtë vend të vogël. Dhe ajo erdhi me një dominim total si në gjysmëfinale si në finale. Befasi ishte edhe kualifikimi i gjermanes Lisa Unruh në finale në shigjetari. Interesant ishte fakti që në kajak secili lider pas fazës së kualifikimeve dhe gjysmëfinaleve, në fund të finales mbeti pa medalje.
HENDBOLL E VOLEJBOLL
Në hendboll tek meshkujt, Franca kaloi pa probleme Argjentinën, derisa Katari arriti vetëm barazim me Tunizinë. Gjermania u befasua nga Brazili, ndërkohë Sllovenia ruajti serinë e fitoreve ndaj Suedisë.
Derisa befasuan në hendboll, brazilianët u befasuan në volejboll duke humbur nga SHBA-të. Italia dhe Franca kaluan lehtë ndaj Meksikës dhe Kanadasë. Edhe në grupin B gjërat shkuan sipas planit. Irani, Rusia, e Polonia fituan 3-0 ndaj Kubës, Egjiptit, e Argjentinës.
MEDALISTËT
Në ditën e gjashtë të garave Gjermania shtoi tri të arta – dy në lundrim dhe një në shenjëtari. Sllovakia e Spanja fituan në kajak sllallom, derisa SHBA-të përsëri bën një hap gjigant me pesë medalje të arta. U shënua një rekord olimpik – 100m lirë tek femrat ku Simone Manuel e Penny Oleksiak ndan të artën.
RENDITJA E MEDALISTËVE:
1 | SHBA | 16 të arta | 12 të argjendta | 10 të bronzta |
2 | KINA | 11 | 8 | 11 |
3 | JAPONIA | 7 | 2 | 13 |
4 | AUSTRALIA | 5 | 4 | 6 |
5 | KOREA JUGORE | 5 | 2 | 4 |
6 | HUNGARIA | 5 | 1 | 1 |
7 | RUSIA | 4 | 8 | 7 |
8 | BRITANIA E MADHE | 4 | 6 | 6 |
9 | GJERMANIA | 4 | 3 | 1 |
10 | ITALIA | 3 | 6 | 3 |
11 | 31. KOSOVA | 1 | 0 | 0 |