RAGBI

Fixhi fiton ragbin, merr të artën historike
Shteti oqeanik bën histori
12 August, 2016 @0:37
Ekipi përfaqësues i Fixhit në ragbi7 ka fituar të artën duke mposhtur në finale bindshëm Britaninë e Madhe. Rezultati përfundimtar ishte 43-7.
Fixhi erdhi deri tek titulli pa humbur asnjë ndeshje. Për këtë vend ishte kjo medalja e parë në histori të Lojërave Olimpike.
Ndërkohë medalja e bronztë i takoi Afrikës Jugore që gjithashtu me rezultat të thellë – 54:14, kishte mposhtur Japoninë.
Titulli tek femrat i kishte takuar Australisë, derisa Fixhi ishte eliminuar në çerekfinale nga Britania e Madhe.